Sarmale, Japrak me gjethe lakrash mbushur me mish të grirë dhe oriz

14 Shkurt 2025, 08:21 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Sarmale, Japrak me gjethe lakrash mbushur me mish të grirë dhe oriz

Përbërësit:

1 lakër e egër ose jeshillëqe sipas dëshirës
100 gr oriz
500 gr mish i grirë
2 qepë
1 lgj piper i kuq i ëmbël
Kocka derri ose mish i tymosur
Kripë, piper i zi
Bimë aromatike

Përgatitja:

Pastrojmë gjethet dhe i lëmë pak në ujë të vluar. Kaurdisim mishin e grirë me qepën derisa të kokrrizohen, shtojmë pak lëng kockash. Shtojmë bimët aromatike me erëzat duke rregulluar dhe shijen me pak kripë. Në një tenxhere vendosim disa gjethe jeshillëqesh. Mbledhim japrakët dhe i rradhisim në tenxhere. Sipër vendosim disa kocka të mishit të derrit. I lëmë të gatuhen mirë dhe në fund i vendosim në furrë në 200 gradë Celsius për vetëm 10 minuta.  Ndërkohë në një tigan aromatizojmë pak gjalpë me piper të kuq dhe pak këng kockash dhe e hedhim në fund mbi japrakët në momentin e servirjes.

Po ndodh...