Sepie të mbushura në furrë

Sepiet bëjnë pjesë tek frutat e detit. Ato bëjnë pjesë tek molusqet. Gatimi i tyre është i larmishëm. Përdorimi i tyre në kuzhinën mesdhetare i ka bërë të famshme për pjatat e makaronave apo orizit. Sallatat e ftohta apo përgatitja në zgarë janë gjithashtu pjata mjaft të njohura me këtë produkt deti.
Sepie të mbushura
Koha e përgatitjes : 40 minuta
Koha e gatimit: 15 minuta
Vështirësia e ulët
Për 4 persona
Përbërësit:
800 gr sepie, 200 gr bukë e grirë, 50 gr djathë Pecorino, 2 vezë, 1 thelpi hudhër, 1 tufë majdanoz, 50 gr kaperi pa kripë, 80 ml vaj ulliri, 80 gr ullinj të zinj, 200 ml verdhë të bardhë, kripë & piper sipas dëshirës
Përgatitja
1. Pastroni sepiet (mos i ndani në dy pjesë). Ndani pjesën e tentakulave nga trupi i sepieve.
2. Kujdes gjatë heqjes së qeses së bojës, të brendshmeve, lëkurës, syve.
3. Lajini mirë me ujë të rrjedhshëm dhe kullojini. Ndërkaq nisni përgatitjen e mbushjes.
4. Grini tentakulat, hudhrën, majdanozin dhe kaperit (duhet t’i shplani nga kripa).
5. Rrihni në një tas vezët së bashku me djathin e grirë Pecorino, kripë dhe piper.
6. Shtoni bukën e grirë dhe përbërësit e tjerë që gritë më lartë.
7. Përziierjen e përfituar përdoreni për mbushjen e sepieve.
8. Mbyllini sepiet ose me kunja dhëmbësh ose me qepje.
9. Renditini sepiet në një tavë të lyer me vaj ulliri, hidhuni sipër verën dhe piqini në furrë në temperaturë 200 gradë për 30 minuta.
10. Lërini të ftohen pak përpara se t’i shërbeni.
A e dini se…
Sepiet e mbushura janë një recetë e hershme e Romës së Lashtë. Një recetë që është gjetur në librin më të rëndësishëm kulinar të kësaj periudhe “ De re coquinaria” nga Apicus, saktësisht në librin e tij të 9-të.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
