Si të gatuajmë kompekaj
Përbërsit
2 petë sfoljatë ose 5 petë të zakonshme
8 kokrra vezë
8 lugë gjelle sheqer
8 lugë gjelle miell
2 lugë gjelle kakao
2 lugë gjelle gjalpë
1 filxhan arra të thërrmuara
Për shërbetin:
2 e 1/2 gotë sheqer
2 gota ujë
Pergatitja
1. Rrahim vezët me sheqerin derisa të rritet volumi dhe vezët të ndryshojnë ngjyrë të zbardhen, më pas shtojmë dhe gjalpin e shkrirë.
2. Përziejmë miellin me kakaon dhe me arrat, e shtojmë në mënyrë graduale tek ena ku kemi rrahur vezët duke e përzier me kujdes nga poshtë- lartë me qëllim që të mos ulet vëllimi.
3. Lyejmë tavën me gjalpë dhe shtrojmë një petë duke e ngritur anash. Hedhim masën e përgatitur, më pas shtrojmë petën tjetër duke e vendosur sa më lehtë.
4. E vendosim më pas ëmbëlsirën në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 30-35 minuta.
Ndërkohë përgatisim sherbetin dhe e lemë të ftohet. Më pas kur kompekaja të jetë pjekur e sherbetosim.
-
Horoskopi ditor për sot, e Premte 12 Janar 2024
12 Janar, 07:02
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
Sikur Berisha të mos kishte ‘Mizën nën Kësulë’
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128