Supë me karrota dhe xhinxher

5 Dhjetor 2023, 07:15 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Supë me karrota dhe xhinxher
Supë kremoze që bëhet shpejt dhe thjeshtë. Shumë e rekomandueshme për të rritur imunitetin tuaj!

Përbërësit

7 karota të qëruara
2 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë, piper
1 qepë mesatare e prerë imët
1 lugë gjelle xhinxher pluhur
4 gota me lëng perimesh
1 gotë me qumësht kokosi
Kubik buke të thekur për servirje.

Udhëzimet

Parangrohni furrën në 200 gradë Celsius. Merrni një tavë dhe vendosni në të një letër kuzhine.

Vendosni në të karotat e qëruara. I shtoni sipër pak kripë, piper dhe 1 lugë vaj ulliri.

I përzieni mirë dhe i lini në furrë të paktën 30 minuta.
Ndërkohë në një tenxhere me vaj ulliri skuqni qepën për 5-7 minuta.
Shtoni hudhrat, xhinxherin dhe i përzieni për 30 sekonda.

Shtoni lëngun e perimeve dhe më pas karotat e nxjerra nga furra.
Sipër i kaloni blenderin e dorës për ta bërë kremoze.
Sapo supa të marrë një valë i shtoni qumështin dhe e hiqni nga zjarri.

Kontrollojeni shijen për kripë ose piper. Shërbejeni supën e ngrohtë me pak bukë të thekur sipër.
Ju bëftë mirë!

Po ndodh...