
Supë me lëpjetë dhe kos

Përbërësit:
500 gr mish
300 gr lëpjetë
4-5 lugë vaj
1 lugë gjalpë
1 qepë e vogël
250 ml kos
Kripë, piper
Majdanoz, mendër
Përgatitja:
Ndajmë mishin në racione, e marinojmë me pak kripë dhe e skuqim me 4-5 lugë vaj. Qepën e presim në kubikë të vegjël dhe e shtojmë tek mishi. E trazojmë me lugë druri dhe e skuqim në zjarr të ngadaltë, në mënyrë që të bëhet transparente e të tretet. Më pas hedhim një lugë ujë që të mos e lëmë të marrë ngjyrë të kuqerremtë. Shtojmë piperin e zi, 500-600 ml ujë dhe e lëmë në zjarr derisa mishi të ziejë plotësisht.
Ndërkohë, pasi kemi larë mirë lëpjetat dhe i kemi kulluar, i presim në copa të mëdha dhe në valën e fundit të gjellës i hedhim te mishi, i lëmë 7-8 minuta. Shtojmë kosin, të cilin e kemi rrahur pak me pirun, majdanozin e grirë, mendrën, gjalpin e tretur dhe e heqim nga zjarri. E provojmë për shijen e kripës dhe e shërbejmë supën e ngrohtë.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128