Supë me perime
10 Janar 2025, 08:30 / RECETA ALFA

Përbërësit:
2 karrota
2 patate
2 kunguj
1 spec jeshil
1 spec i kuq
1 qepë
1 brokoli të vogël
1 lgj miell
1 tufë majdanoz
2 lgj gjalpë
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë të gjitha perimet dhe i presim në kubikë të vegjël, ndërsa brokolin e ndajmë në lule. Në një tenxhere kaurdisim me gjalpë qepën e grirë shumë imët. Pasi qepa të bëhet transparente shtojmë perimet dhe vazhdojmë kaurdisjen. Më pas shtojmë pak miell dhe buljon të ngrohtë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lëmë supën të ziejë për rreth 10 minuta. Në fund shtojmë bimë aromatike sipas dëshirës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
