Supë me thjerrëza dhe perime

Nëse i keni qejf thjerrëzat, atëherë kjo recetë është për ju!
Përbërësit
250gr ose 1 gotë uji, thjerrëza
5 gota me lëng perimesh ose uji
2 karota të prera në copa të vogla
½ tufë spinaq
1 presh i prerë në kubik
2 thelpi hudhra të grimcuara
2 degë trumzë të copëtuar
1 gjethe dafinë
1 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë, piper të zi
1 lugë gjelle majdanoz i freskët
Limon për servirje.
Udhëzimet
Në një tenxhere me pak vaj skuqni preshin për 4-5 minuta.
Shtoni hudhrën dhe i përzieni për 1 minutë.
Shtoni thjerrëzat te lara mirë, karotën,lëngun e perimeve ose uji, trumzën dhe gjethen e dafinës.
I vini kapakun dhe i lini në zjarr për 25-30 minuta.
Tani i shtoni spinaqin e copëtuar dhe e lini për 6-8 minuta.
Kur ta shikoni që supa është bërë, hiqni trumzën dhe gjethen e dafinës.
Shërbejeni të ngrohtë me pak majdanoz sipër dhe disa feta limoni anash për t’i dhënë më tepër shije.
Ju bëftë mirë!
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
