Reforma Territoriale në rendin e ditës/ Aktivistët dhe qytetarët rrethojnë Kuvendin: Anuloni votimin!

8 October 2026, 20:19 / POLITIKË ALFA PRESS
Reforma Territoriale në rendin e ditës/ Aktivistët dhe

Protesta e 131-të ka vijuar sot me një format ndryshe nga herët e tjera, duke u zhvendosur pranë godinës së Parlamentit, ku po zhvillohet seanca plenare për miratimin e reformës së re territoriale sipas propozimit të shumicës parlamentare.

Qytetarët e mbledhur kanë shprehur vendosmëri kundër këtij projekti ligjor, duke protestuar që prej orëve të paradites përballë kordonit të fortë të forcave të policisë pranë Kuvendit.

Me thirrje e pankarta në duar, protestuesit kanë kërkuar zyrtarisht anulimin e menjëhershëm të votimit për ndarjen e re administrative, si dhe dorëheqjen e kabinetit qeveritar, duke theksuar se duhet shkrirë qeveria dhe jo bashkitë e vendit.

 

Po ashtu, një nga kërkesat kryesore të tubimit ka qenë vënia përpara drejtësisë dhe arrestimi i ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

 

Po ndodh...