A kanë në plan martesën? Rrëfehen çifti Olsi Bylyku dhe Egli Tako

Çifti i njohohur i showbizit, Olsi Bylyku dhe Egli Tako ishin të ftuarit e rradhës në emisionin “Më lër të flas”. Ata kanë folur më shumë për marrëdhënien e tyre dhe kanë treguar për fillimet e tyre.
Egli si fillim tregoi se ka qenë fanse e Olsit, me rolet e tij në “Portokalli”, e sidmos me rolin si “Kimikati”.
Olsi nga ana tjetër u shpreh se ka patur shumë interes për ta njohur Eglin por tha me shaka se i është dashur tetë muaj për ta bërë për vete.
“Mendojnë se ne që jemi të famshëm, na kthejnë përgjigje direkt gocat. Kam ndenjur tetë muaj. Çfarë ka kaluar ky shpirt”- u shpreh Olsi.
“Kemi qëndruar shtatë-tetë muaj njohje. Kemi dalë për rreth dy muaj por shumë rrallë, pastaj qëlloi sezon vere. Do të bënte një dorë jetë Olsi”- tregoi Egli nga ana tjetër.
Çifti i emocionuan të gjithë teksa performuan këngën e tyre hit me titull “Do ditë”.
Ata u pyeten nga Donaldi dhe Romeo dhe për planet e tyre për martesë. Olsi u shpreh në mënyrë mjaft pozitive për këtë temë duke thënë se dasma është definitivisht në planet e tyre. Ai tha se për momentin ata po fokusohen në materiale të tjera dhe se fakti që janë të rinj ju jep kohën e duhur.
Çifti u shprehën se kanë një lidhje mjaft të konsoliduar edhe pse në moshë të re, dhe se kanë plane mjaft emocionuese për të ardhmen.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
