Agravon debati, Egla – Julit: Ndyrësirë, iu thua femrave hajde ma mbaj në banjë…

22 Shkurt 2024, 15:27 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Agravon debati, Egla – Julit: Ndyrësirë, iu thua femrave hajde

Aktorët Egla Ceno dhe Julian Deda kanë debatuar rëndë ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”. Egla e ka ofenduar keq Julin teksa i tha atij që është një ndyrësirë që përpiqet ta tregojë burrërinë me femra.

“Po ik ore se ke 20 vjet që s’kap punë me dorë. Të kanë nxjerrë nga teatri nga filmat dhe nga të gjitha”– iu kthye Juli, ndërsa Egla i tha atij që të vazhdoj që të ulë femrat duke iu kërkuar që t’ia mbajnë me dorë në banjë.

Pjesë nga debati:

Egla: Ti je një ndyrësirë që tregon burrfemrat0femrat

Juli: Po ik o Egla se ti duhet të jesh një femër e mirëfilltë dhe jo që nxjerr nga goja pisllëqet nga më të ndryshmet

Egla: Ik ore gjë e ndyrë

Juli: Se jeni bërë si të mira këtu dhe viktimizoheni dhe bëni si të mira dhe më tregoni mua edukatën këtu

Egla: Ik andej o gjë e ndyrë

Juli: Po ik ore se ke 20 vjet që s’kap punë me dorë. Të kanë nxjerrë nga teatri nga filmat dhe nga të gjitha

Egla: Kujdes rrylin, rrylin

Juli: Ke ardhur tek unë që të bësh audicione dhe të kam hedhë jashtë

Egla: Te ti audicion unë, ke pa ëndërr more?

Juli: Po po thuaja njerëzve të vërtetën se e ardhur këtu të plotësosh mangësitë e tua që ke jashtë. Ti më bën mua batuta pornografike dhe perverse edhe do të më tregosh mua edukatën

Egla: Thuaju femrave hajde ma mbaj në banjë, ky je ti dhe më thua ti mua perverse.

Juli: Ik o Egla ik

Egla: Shkodra lind qytetarë more, por ti je i zhveshur nga kjo gjë

Juli: Tani po e shikon Shkodrën ti

 

Po ndodh...