Aksidentohet gjatë xhirimeve Kate Winslet, përfundon në spital

19 Shtator 2022, 18:51 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Aksidentohet gjatë xhirimeve Kate Winslet, përfundon në spital

Përfundon në spital aktorja e njohur, Kate Winslet, e cila u aksidentua gjate xhirimeve të një filmi. Winslet do të jetë protagonistja e filmit autobiografik të Lee Miller, ka pësuar një aksident gjatë xhirimeve.

Mediat e huaja raportojnë që Winslet kaloi disa orë në spital, por fatmirësisht është mirë dhe do të mund të vazhdojë punën e saj rregullisht.

Kate ishte duke xhiruar disa skena në fshatin Kupari në Kroaci, kur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua përtokë duke përplasur këmbën. Ajo u dërgua menjëherë në spitalin e Dubrovnikut ku mjekët që e ekzaminuan nuk gjetën asnjë problem serioz.

Në vitin 2020, Kate Winslet u zgjodh për të luajtur Lee Miller, një modele e hershme e viteve 1900, e cila u bë korrespondente e Luftës së Dytë Botërore për Vogue .

Filmi do të ndjekë jetën e fotoreporteres, të angazhuar në zbulimin e të vërtetave të tmerrshme që lidhen me nazistët. 

 

Po ndodh...