“Ale Ale” është vjedhur? Flet Xhensila Myrtezaj: Ti japë autorësinë e këngës artistes serbe, për mua e fundit në listë!

Xhensila Myrtezaj ka komentuar mbi këngën e këngëtares serbe, e cila është e njëjtë me këngën e saj ‘ Ale Ale”.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo i ka dhënë fund fjalëve që qarkullojë se këngëtarja serbe Maya Beroviç i ka vjedhur të drejtat e autorit. Xhensila ka thënë se nuk e ka të drejtën e autorit në këtë këngë dhe po të ishte në zgjedhjen e saj, një këngëtare serbe do ishte n fund të listës për t’i shitur një këngë.
“Kam pasur komente të shumta mvi këngë “Ale Ale” e publikuar në versionin e gjuhës serbe nga një tjetër ‘Artiste”. Dua të njoftoj publikun tim që unë nuk kam asnjë të drejtë mbi autorësinë e këngës, përveç shftytëzimit online të projektit të versionit të publikuar nga ana ime! Kënga nuk është shitur nga unë dhe as nuk kam qenë në dijeni të këtij fakti.
P.s Nëse do ishte për mua, Serbia ose një artiste serbe do ishte në fund të listës për t’i shitur një këngë, ose prodhim timin që e kam dashur kaq shumë”, shkruan këngëtarja Xhensila Myrtezaj në faqen e saj në instagram.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128