Anjeza Shahini, rikthehet pas 3 vitesh me ndryshimin drastik

Këngëtarja shqiptare Anjeza Shahini, është padyshim një prej vokaleve më të mira, ku ka vite që tashmë është larguar nga Shqipëria dhe ka ndërtuar një jetë të re në Angli, me diplomatin anglez Paul Edward Conolly.
Artistja shqiptare dhe diplomati anglez, kanë gjashtë vjet që janë martuar dhe sot janë prindër të një vajze, Victoria që erdhi në jetë në vitin 2019.
Veç skenës, kengëtarja ishte zhdukur edhe nga rrjetet sociale prej më shumë se 2 vitesh, por ajo është rikthyer ditën e djeshme me një foto.
“Kohë pa u parë”, shkruan Anjeza krah fotos ku shfaqet me flokë të prera shkurt, të cilat i japin një pamje krejt tjetër.
Të shumta janë komentet nga miqtë e kolegët, të cilët e pyesin se ku ka humbur këngëtarja, e të tjerë ndjekës e fansa i komentojnë se nuk e njohën me ndryshimin në look.
-
Çfarë mësoi Meghan Markle para takimit me Mbretëreshën Elizabeth
12 Dhjetor, 09:24
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
