Armaldo flet pas daljes: I lumtur që dola, ngelën duke më sharë

18 Mars 2023, 23:35 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Armaldo flet pas daljes: I lumtur që dola, ngelën duke më

Armaldo nuk kishte biletë vajtje-ardhje. Ai u shpreh se edhe nëse do të kishte një të tillë, nuk do kthehej në shtëpi. Armaldo tha se është i lumtur që doli nga shtëpia, pasi ngelën duke e sharë.

Armaldo: Ky fat më ra. Shyqyr që nuk ishte një biletë vajtje-ardhje. Unë dua të kaloj shumë kohë me familjen time. Bashkëshorten e kam shtatëzënë, vajza ka nevojë për dikë ta dërgojë dhe ta marrë nga shkolla. Aida nuk ia del dot vetëm. Nuk do kisha bërë ndonjë gjë më të madhe. Vetë situatat aty brenda, e bëjnë të vështirë të luash ndryshe. Aty brenda je i detyruar t’i “përtypësh” disa fjalë që të lëndojnë. Kam qenë në një sitatë, si “thikë me dy presa”. Nuk kam dashur të jem as me Luizin dhe as me Oltën dhe ndoshta kjo më ka penalizuar.

Arbër: Jam pak i mërzitur që doli Armaldo. Do isha njësoj edhe për Kristin, për shkak të ditëve brenda në shtëpi. Të përfshiu shumë shpejt “vorbulla” që u krijua brenda në shtëpi. Të vunë edhe në vështirësi dinamikat që u krijuan aty dhe bëre disa lëvizje për të disatën herë. Një herë afroheshe me Luizin, pastaj i thoje Oltën më mirë të dalë Kiara. Këto situata besoj se të kanë penalizuar.

Zhaklin: Në një farë mënyre, rrugëtimit të Maestros i kishte ardhur fundi. Gabimi i Maestros ishte me Luizin, situatat e përsëritura dhe fakti që nuk mbajte një qëndrim. Në dy persona që zihen, fiton i treti. Kjo ka qenë strategjia e Luizit. Ishte dashur të ishe më i qëndrueshëm.

Armaldo: Unë dua që ta fitojë Olta, është grua shumë e fortë. Dua që njerëzit të kuptojnë se gratë dhe vajzat janë shumë të forta dhe dine t’ja dalin.