Arrestohet në aeroport Nicki Minaj, iu gjet ‘bar’

25 Maj 2024, 20:20 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Arrestohet në aeroport Nicki Minaj, iu gjet ‘bar’
Ylli i muzikës Nicki Minaj është arrestuar në një aeroport në Holandë disa orë përpara se të performonte në Co-op Live në Mançester.

Reperja amerikane postoi një sërë mesazhesh në faqen e rrjeteve sociale X – duke përfshirë një mesazh në të cilin shkruante “ata thanë se gjetën bar”.

I pyetur për Minajn, Robert van Kapel, një zëdhënës i Marechaussee të Mbretërisë së Holandës, tha për NBC News: “ne mund të konfirmojmë se kemi arrestuar një grua 41-vjeçare amerikane në aeroportin Schiphol për shkak të posedimit të drogave të lehta”.

Është e paqartë nëse shfaqja e Minaj në Co-op Live do të jepet.

Një postim në llogarinë X të lokalit thoshte pak pas orës 17:15: “Ju lutemi, vini re se pranimi i përgjithshëm dhe dyert premium për shfaqjen e sotme të Nicki Minaj do të hapen në orën 19:00”.

Po ndodh...