Bëri bujë të madhe fondacioni që u hap për Luizin, familja del me sqarim: Fansat e kanë shprehur këtë dëshirë

21 Mars 2023, 09:52 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Bëri bujë të madhe fondacioni që u hap për Luizin,

Luiz Ejlli ka fituar fansa gjithandej për shkak të lojës në BBVA.

Së fundmi u bë e ditur se të njëjtit i është hapur një donacion ‘online’ që menaxhohet nga familjarët e tij, e ëma Angjelina dhe motra e tij, Ina.

“Përshëndetje të gjithë fansave të zjarrtë të Luizit! Pas shumë kërkesave për të treguar mbështetjen tuaj duke i dërguar dhurata në mënyrë transparente Luizit, kemi hapur një llogari ‘GoFundMe’.
Ky GoFundMe menaxhohet nga nëna e Luizit (Angjelina) dhe motra e tij (Ina). Ju falënderojmë nga zemra për mbështetjen”, thuhet në përshkrim.

Kjo bëri bujë të madhe në rrjet duke pasur aludime të shumta nga njerëzit, pasi zakonisht ‘GoFundMe’ hapen kur të ketë një person nevojë, qoftë për sëmundje apo edhe për bamirësi.

Në llogarinë zyrtare të Luizit në Instagram është bërë një sqarim, duke treguar se përse e kanë bërë një gjë të tillë.

“Sqarim. GoFundMe është një platformë amerikane, dhe është platforma më transparente e mbledhjes së fondeve për çdo nevojë, plotësim ëndrrash apo ndodhi të tjera jetësore. Prandaj familja zgjodhi këtë platformë zyrtare mbështetjeje për fansat e Luizit që kanë shprehur këtë dëshirë”, shkruan në deklaratën e postuar në InstaStory.

 

Po ndodh...

ide