Blogerja e njohur shqiptare, së shpejti nuse: Po diskutoj datën

15 Shtator 2023, 09:03 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Blogerja e njohur shqiptare, së shpejti nuse: Po diskutoj datën
Të gjithë e njohim Kristi Jankun, blogeren e ushqimit që na mrekullon me recetat e saj.

Kristi ka qenë e ftuar së bashku me mikeshën e saj të ngushtë Sara Kolamin tek emisioni “Rudina” në Tv Klan, ku ka zbuluar edhe një lajm.

Blogerja e ushqimit do të bëhet nuse së shpejti.

Në pyetësorin e Rudinës, Kiki, siç e thërret mikesha e saj, është në fazën e diskutimit të dasmës.

Rudina: Cila nga ju të dyja ëndërron një dasmë të madhe?

Sara Kolami: Unë e kam shumë larg…

Rudina: Jo nuk thashë kur e keni, ajo mund të jetë pyetje tjetër, por e ëndërroni një dasmë të madhe? Cila nga ju?

Sara Kolami: Po, që të dyja. 

Rudina: Cilën nga ju të dyja do ta shohim më shpejt nuse?


Kristi Janku: Unë.

Rudina: E ke ndarë datën?

Kristi Janku: Jo, s’kam ndarë datën, por ngaqë po e diskutoj…

Po ndodh...