Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin: Vajza më e bukur shqiptare

Këngëtari Capital T i ftuar në Top Arena, dha një deklaratë për herë të parë për bukuroshen shqiptare Adrola Dushi, duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre.
I pyetur nga Edi Manushi se kush është vajza më e bukur shqiptare sipas tij, artisti dha emrin e saj.
“Ne si racë jemi shumë të bukur, ka femra jashtëzakonisht shumë të bukura. Atë se them vetëm unë, por e thotë krejt Shqiptaria që Adrola Dushi është një ndër vajzat më të bukura shqiptare”, u shpreh Capitali.
Pak ditë më parë Adrola gjithashtu e ka konfirmuar në emisionin ‘S’e Luan Topi’ se është e dashuruar me “djalin më të bukur shqiptar”, por pa përmendur emër.
Capitali, tregoi edhe detaje nëse po planifikojnë një dasmë. “Unë jam njeri shumë familjar, e shoh vetën në një të ardhme të afërm me një fëmijë, por për dasmën nuk kemi datë të afërt, por është në planet e mia”, zbuloi ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
