Cher zbulon arsyen pse preferon të lidhet me meshkuj më të rinj se vetja

1 Maj 2024, 19:06 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Cher zbulon arsyen pse preferon të lidhet me meshkuj më të rinj
Cher zbuloi së fundmi se pse preferon të lidhet me meshkuj më të rinj se vetja.

Këngëtarja 77-vjeçare u shfaq në “The Jennifer Hudson Show” ku foli për shijen e saj rreth meshkujve duke iu referuar edhe marrëdhënies me muzikantin 38-vjeçar Alexander “AE” Edwards.

Unë jam vërtet e turpshme kur nuk jam duke punuar dhe disi e turpshme me burrat. Dhe arsyeja pse dal me të rinj është sepse burrat e moshës time ose më të vjetër – tani ata janë të gjithë të vdekur – por më parë ata ishin gjithmonë të tmerruar të më afroheshin dhe të rinjtë ishin të vetmit që ishin…” tha Cher para se të ndërpritej nga Jennifer, e cila shtoi: “Ata janë të guximshëm!”

Ndërsa Cher u përgjigj: “Po, të rritur nga gra si unë!”

Ajo gjithashtu tregoi pse e refuzoi Elvis Presley-n.

Ndodhi sepse isha nervoze dhe i njihja njerëzit përreth tij dhe nuk ishte se ata ishin njerëz të këqij, por thjesht isha nervoze për reputacionin e tij,” u përgjigj artistja.

 

Po ndodh...