Debat i papritur mes Usher dhe Bieber në festën më luksoze të Oscar

Usher dhe Justin Bieber u grindën ashpër në një festë pas ndarjes së çmimeve Oscar 2026, të organizuar nga Beyoncé dhe Jay-Z.
Sipas TMZ , dy artistët u grindën ashpër gjatë eventit, me burime që raportuan madje një incident që pothuajse çoi në kontakt fizik. Megjithatë, burime pranë Bieber kanë mohuar çdo kontakt fizik, duke thënë se ishte thjesht një “grindje”.
Sipas të njëjtit informacion, Usher dyshohet se iu afrua Justin “me tension dhe zemërim”, gjë që çoi në një përballje mes tyre.
Ndërkohë, burime pranë Bieber thonë se këngëtari po përpiqet të distancohet nga njerëzit e së kaluarës së tij dhe pretendohet se qëndrimi i tij ndaj Usherit ka qenë i ashpër në disa raste. Arsyet e tensionit mbeten të paqarta, ndërsa episodi duket se ka qenë i shkurtër.
Në festë morën pjesë dhjetëra personazhe të famshëm, përfshirë Taylor Swift, Travis Kelce, Michael B. Jordan, Timothée Chalamet, Kylie Jenner, Emma Stone, Kendall Jenner, Megan Fox dhe Sofia Vergara, si dhe bashkëshortja e Bieber, Hailey.
Shfaqja e fundit publike e dy artistëve së bashku u regjistrua në vitin 2022, në një ekskursion në liqenin Coeur D’Alene në Idaho. Deri më tani, nuk ka informacion në lidhje me përfshirjen e Autoriteteve në incident.
Usher ishte një nga të parët që e mbështeti Bieberin kur ai ishte ende adoleshent. Së bashku me menaxherin e tij, Scooter Braun, ai luajti një rol të rëndësishëm në nënshkrimin e kontratës së parë diskografike të Justin dhe veproi si mentor në hapat e tij të parë në industrinë e muzikës.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128