Kushërira e Brikenës: Ajo nuk është gati për puthjen, Mateon nuk e gjykojmë

22 Mars 2026, 16:06 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Kushërira e Brikenës: Ajo nuk është gati për puthjen,

Në Primen e fundit të Big Brother VIP 5, një nga temat që u diskutua ishte ajo e raportit Brikena-Mateo. Gjatë ditëve të fundit, Mateo ka tentuar t’i rrëmbejë një puthje Brikenës, teksa një moment, kjo e fundit u përlot në dhomën e rrëfimit.

E ftuar në një lidhje telefonike në “Fan Club”, vajza e tezes së Brikenës, Jennifer Osmani, u shpreh se familja e banores beson në dashurinë e saj me Mateon, duke shtuar se ajo nuk është ende gati dhe është e pasigurt që të japë puthjen e parë përpara kamerave.

“Duket që Brikena nuk është shumë gati dhe pak pasiguri se si shihet jashtë. Është ngarkesa e ditëve që e kanë bërë që ta marri më personale atë gjë. Mateon nuk e gjykojmë si familje dhe i mbështesim të dy. Për që ne jemi gati. Mua personalisht, reagimi i Mateos mu duk si diçka organike. Mashkulli insiston ta marrë një puthje, por Brikena nuk është gati. Ne besojmë në dashurinë e tyre. Mateo është një djalë shumë i mirë dhe i respektuar, lumë familja që e ka. Brikena e ka pak problem pjesën e kamerave dhe nuk është mësuar të ketë një lidhje në publik. Mendoj se është pak e pasigurt. Çfarëdo të ndodhë, ne jemi pro.

Brikena ka qenë single është edhe jashtë. Për diçka që ka bërë më herët, nuk duhet ta gjykojmë. Unë jam rritur me të. E njoh Brikenën shumë mirë. Këto pasiguri i ka edhe në jetën reale. Siç është në Big Brother, është edhe jashtë”, u shpreh kushërira e Brikenës.

Po ndodh...