“Dëgjonim muzikë shqiptare në shtëpi”/ Bebe Rexha: Unë u rrita me prindër emigrantë në Amerikë

Bebe Rexha premtoi muzikë të re dhe një klip me një atmosferë retro të viteve 1970, dhe sigurisht që e realizoi.
Të enjten, ylli i popit publikoi videon e këngës së saj “Heart Ëants Ëhat It Ëants”, e cila ishte një dedikim për atë epokë me përdorimin e rekuizitave të njohura që tregojnë një kohë kur flokët me pupla, pëlhura shumëngjyrëshe, panelet e drurit dhe topat argjendi të diskos ishin përbërësit kryesor të një klipi.
E veshur me pantallona blu me shkëlqim, me një bluzë rozë dhe taka të argjendta, artistja shqiptare i stiloi flokët e saj bionde në një model voluminoz, shkruan DailyMail. Bebe Rexha mori pjesë në fillim të këtij muaji në ‘Grammy Aëards 2023’.
“Kam muzikë të re që po e publikoj në javën e dytë të shkurtit, kështu që jam shumë e emocionuar”, tha Rexha në një intervistë për Revistën People në tapetin e kuq.
Ajo vazhdoi të shpjegoi: “Unë u rrita me prindër emigrantë, kështu që ne nuk dëgjonim shumë muzikë të viteve ’70. Dëgjuam muzikë shqiptare dhe më pas bëra një zhytje të thellë në vitet ’70 dhe thashë: “Prit, Fleetëood Mac? Diana Ross? Çfarë po ndodh?”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
