Dhuna në avion, merr fund beteja ligjore mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt
Angelina Jolie ka tërhequr zyrtarisht padinë e saj ndaj Brad Pitt në lidhje me incidentin në avion në vitin 2016, ku aktori dyshohet se ushtroi dhunë ndaj yllit të Hollywood dhe fëmijëve të tyre.
Tërheqja e padisë i jep fund një beteje të gjatë ligjore mes ish-çiftit. Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga E! News, çështja nuk mund të rikthehet dhe marrëveshja parashikon që secila palë do të përballojë tarifat e shpenzimet e veta ligjore.
Padia u ngrit në prill 2022 nga Angelina Jolie, e cila u identifikua në gjykatë si anonime “Jane Doe”.
Sipas aktores, Brad Pitt e sulmoi fizikisht dhe verbalisht atë, si edhe fëmijët e tyre, duke çuar në “trauma të qëndrueshme fizike dhe mendore”.
Akuzat pasqyrojnë detaje nga një raport i FBI-së që doli pas fluturimit nga Evropa në Los Anxhelos më 14 shtator 2016.
Sipas E! News, gjatë këtij fluturimi, Brad u akuzua se kishte sulmuar Angelina dhe një nga gjashtë fëmijët e tyre, Maddox.
Pas dhunës së pretenduar në avion, Angelina Jolie paraqiti kërkesën për divorc më 19 shtator 2016, duke përmendur ditën pas incidentit si datën e ndarjes së tyre.
Ndonëse çifti u shpall ligjërisht beqarë në vitin 2019, ata janë përballur në beteja të vazhdueshm ligjore mbi pronësinë e Chateau Miraval, një vresht dhe një punishte vere në Francë.
Avokati i aktores theksoi dëshirën e saj për një zgjidhje, duke thënë: “Ndërsa Angelina i kërkon sërish Pitt t’i japë fund luftimeve dhe ta vendosë familjen e tyre në një rrugë të qartë drejt shërimit, përveç nëse Pitt tërheq padinë e tij, Angelina nuk ka zgjidhje tjetër veçse të të marrë provat e nevojshme për të vërtetuar akuzat e tij të gabuara.”
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Diplomacia fetare e Turqisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128