
Diddy shpallet fajtor për dy nga pesë akuzat e ngritura ndaj tij për trafikim dhe abuzim seksual

Pruducenti i njohur amerikan, Sean “Diddy” Combs u shpall fajtor për dy nga pesë akuzat që përballet në një gjyq të rëndësishëm lidhur me trafikim dhe shfrytëzim seksual të grave.
Ai u lirua nga akuza kryesore dhe më e rëndë, atë të organizimit kriminal me qëllim keqpërdorimin dhe shfrytëzimin seksual të grave.
Anëtarët e jurisë në gjyqin e Diddy-t informuan gjykatën se kishin arritur në një vendim pas një procesi të gjatë dhe kritik të konsultimeve.
Diddy u shpall i pafajshëm për akuzën e parë, që lidhej me komplot për shantazh (racketeering conspiracy). Po ashtu, ai u lirua edhe nga akuza e dytë për trafikim seksual të Kassi Ventura. Megjithatë, reperi u gjet fajtor për akuzën e tretë, që ka të bëjë me transportimin e Kassi Ventura në shkelje të ligjit Mann Act, i cili ndalon trafikun e njerëzve për qëllime të pahijshme.
Për akuzën e katërt, lidhur me trafikimin seksual të ish-partneres së tij “Jane”, ai u shpall i pafajshëm, ndërsa për akuzën e pestë, që lidhej me transportimin e “Jane” në kundërshtim me Mann Act, u shpall fajtor.
Prokurorja Maureen Comey deklaroi se qeveria federale e SHBA-së do të kërkojë dënimin maksimal prej 20 vjetësh për Combs dhe kërkoi nga gjykata që ai të mbetet në paraburgim deri në vendosjen e dënimit, duke argumentuar se ka treguar mosrespekt ndaj ligjit dhe ekziston rreziku i arratisjes.
Mbrotja nga ana e avokatëve argumentoi se Diddy duhet të lirohet deri në vendimin për dënimin, pasi kjo është hera e parë që ai dënohet dhe akuzat janë më pak serioze.
Pas shpalljes së verdiktit, Diddy shprehu gëzimin e tij duke u ulur në gjunjë në sallën e gjyqit, me kokën e ulur mbi një karrige, dukshëm duke u lutur, pasi shmangu dënimin me burgim të përjetshëm për akuzat më të rënda të çështjes së tij.
Familja e tij ishte në fund të sallës, duke duartrokitur dhe brohoritur me entuziazëm. Avokatët e mbrojtjes u përqafuan, ndërsa Diddy shkëmbeu një përqafim me avokatin e tij, Brian Steel.
Më 1 korrik, anëtarët e jurisë kishin deklaruar se mbeteshin në mendime të kundërta për akuzën më të rëndë, atë të organizimit kriminal me qëllim keqpërdorimin dhe shfrytëzimin seksual, gjë që kishte çuar në rifillimin e konsultimeve. Megjithatë, sot ata i dërguan gjykatës një letër, duke njoftuar se kishin marrë vendim.
Diddy u transferua në një qeli të veçantë, pasi më parë i kërkoi publikut në sallën e gjyqit “të lutet për familjen e tij”.
Për katër akuzat e tjera, dy për trafikim njerëzish për qëllim prostitucioni dhe dy për trafikim seksual, anëtarët e jurisë kishin vendosur shpejt. Këto akuza lidhen me sjelljen e Diddy ndaj dy ish-partnerëve të tij: Kassi Ventura dhe një gruaje tjetër, e cila në gjyq njihet vetëm si “Jane”.
Në sallën e gjyqit ishin pranishme nëna dhe motra e Diddy-t, ndërsa gjashtë fëmijët e tij dolën disa minuta para se anëtarët e jurisë të dërgonin njoftimin e vendimit.

Dështimi i kushtueshëm i Balluk-Reformës së ujit
ide

Shqipëria "tokë e zanun" e politikës!

Katër pamjet e Thethit

Beteja e Thethit fitohet në zyrat e shtetit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128