Do bashkëpunosh me Dua Lipa, Bebe Rexha , Ava Max?: Ja si përgjigjet Rita Ora

6 Shtator 2022, 15:25 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Do bashkëpunosh me Dua Lipa, Bebe Rexha , Ava Max?: Ja si përgjigjet

Do bashkëpunosh me Dua Lipa, Bebe Rexha , Ava Max?: Ja si përgjigjet Rita Ora

 

Pak orë para koncertit që do zhvillojë në Tiranë, Rita Ora ka dhënë një konferencë për mediat gjatë mesditës së sotme.

E pyetur nëse do të bashkëpunonte me këngëtaret e tjera shqiptare me famë botërore si Dua Lipa, Bebe Rexha apo Ava Max, këngëtarja me famë botërore tha se ndihet shumë e lumtur që artiste shqiptare po shkëlqejnë në botë duke lartësuar emrin e Shqipërisë dhe u shpreh besimplotë për një bashkëpunim kur të krijohet mundësia.

“Kur nisa në këtë industri në vitet 2011-2012 e ndieja si një lloj detyrimi apo barre dëshirën për ta bërë Shqipërinë të njohur në hartë. Ndihem shumë e çliruar që kam artiste të tjera në fushën time që po lartësojnë emrin e Shqipërisë në botë. Për shkak të angazhimeve të shumta nuk ka ndodhur deri tani por kam shpresë se do të ndodhë shumë shpejt”.

Rikujtojmë, se këngëtarja zhvilloi së fundmi një bashkëbisedim me studentët e Liceut së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku foli për paragjykimet në fillimet e saj.

Ylli i muzikës, e cila së fundmi i ka dhënë fund beqarisë me Taika Ëaititi, theksoi se si e kanë paragjykuar për ngjyrën e lëkurës. Ndërkaq, Presidenti Bajram Begaj dekoroi me Titullin “Naim Frashëri” artisten bukuroshe.

 

Po ndodh...

ide