“Dua të rezervoj një vend në gomone e të iki për Angli”, Tea Trifoni i habiti të gjithë me deklaratën e saj

Ajo është një nga ish-konkurrentet më të komentuara të “Për’puthen”. Që në fillim tërhoqi gjithë vëmendjen e publikut nga vetja dhe vijon që herë pas here të bëhet kryefjalë e mediave online.
Është fjala për Tea Trifonin, e cila sapo bën një postim apo deklaratë në rrjetet sociale, gjithë sytë kthehen nga ajo.
Ajo është shumë aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku organizon biseda të shumta me ndjekësit. Së fundmi Tea ka thënë se po mendon të largohet jashtë Shqipërisë.
“Kam një mendje të rezervoj një vend në gomone e të iki për Angli”, shkruan Trifoni në një Q&A në “Instastory”.
Njëri prej ndjekësve e ka pyetur nëse deklarata e saj ishte serioze apo thjesht një shaka.
“Për gomonen jo sigurisht që nuk e kam seriozisht, do ikja në mënyrë të ligjshme. Por për tu larguar ndoshta. A ja vlen të investosh këtu dhe të ndërtosh një të ardhme këtu?”, është përgjigjur Tea.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



