‘Duaje çdo defekt tëndin’ Luana Vjollca ‘kryqëzohet’ nga komentuesit: Prandaj je transfomuar...

10 Gusht 2022, 17:35 / SHOWBIZ ALFA PRESS

 

‘Duaje çdo defekt tëndin’ Luana Vjollca

Në episodin e fundit të "Thuaje", me titull "Unë e dua veten time", Luana flet për dashurinë, vlerësimin dhe kujdesin ndaj vetes.

Moderatorja e nis videon e saj:

"Unë e dua veten time. E dua veten time shumë, shumë, shumë. Nëse ka diçka që kam mësuar është se nëse ti nuk e zgjedh veten tënde, askush nuk do të të zgjedhë.

'Nëse nuk e vlerëson, nuk e respekton, nuk e trajton siç do doje që të të trajtonin të tjerët, ata nuk do e bëjnë' duke vazhduar:

"Duaje veten tënde. Nuk ka si ti. Je e vetmja në këtë botë. Duaj çdo perfeksion tëndin. Duaj çdo defekt tëndin edhe tregoje me shumë krenari se kush je."

Por kjo video e Luanës nuk është pritur mirë siç dhe duket nga komentuesit.

Të shumtë janë ata që shprehen se nëse do ta doje veten siç je nuk do të përdorje filtra.

Ndërsa një komentues tjetër shkruan:

"Po ta doje veten nuk do ishte botox dhe filtra?".

“Dashuro defektet e tua?? Pikërisht këtë duhej të bëjë ti para se të bëjë ndërhyrje në fytyrën tëndë, por gjithsesi mesazhi jotë ka vlera.’’

"Ti e ke dashur veten shumë dhe vetëbesimin e ke patur të lartë, prandaj je transfomuar. Për të dhënë mend, jeni të parët" janë disa nga komentet e lëna në videon e moderatores.

 

 

Po ndodh...