Edhe me burrë, edhe me dashnor? Habit sipërmarrësja shqiptare: Kam qënë në të gjitha pozicionet

15 Shtator 2022, 14:56 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Edhe me burrë, edhe me dashnor? Habit sipërmarrësja shqiptare:

Për meshkujt gratë janë trofe, kështu është shprehur sipërmarrësja Arba Gramo, emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” teksa është shprehur edhe për eksperiencat e saj personale  duke thënë se në marrëdhënie ka qënë edhe e para por edhe e treta.

"Për mua divorci nuk ndodh asnjëherë prej personit të tretë. Jam unë ajo që e kam provuar. Kam qenë edhe palë e tretë, kam qenë edhe palë e parë, por në fakt divorci ka shkaqe të tjera”.

Gramo ka habitur me deklaratat e saj, e pyetur nga moderatorët  Arjon Muça dhe Arjola Shehu, sipërmarrësja thotë se meshkujt kur kanë edhe grua edhe dashnore u duket sikur kanë trofe. 

“Në përballje reale në marrëdhëniet e mia pas divorcit.  Familjet e këtyre djemve dhe shoqëria mendonin se isha personi negativ në këtë marrëdhënie”.

E pyetur nëse është më mirë që një grua e divorcuar të gjejë të ngjashmin e saj pra një burrë të divorcuar, Arba u shpreh se nëse ndodh një divorc, thjesht ndodh.

 “Unë kam qenë dhe e treta në një marrëdhënie, kam qenë dhe e para, dhe kam pas të tretë etj., pra i kam provuar të gjitha këto pozicione. Për mua divorci nuk ndodh asnjëherë prej personit të tretë, që hyn në mes të një gjëje të konsoliduar”-rrëfeu Gramo mbi temën e emancipimit të gruas në shoqërinë shqiptare pas divorcit.

Mes të tjerave farmacistja dhe sipërmarrësja, Arba Gramo, u shpreh hapur se vetëm gratë paragjykohen në rastet e martesave të dështuara ndërsa meshkujt kanë jo vetëm mundësinë më të madhe por madje marrin edhe çmime nga shoqëria nëse mbajnë edhe martesën, edhe kanë një rresht dashnoresh.

Bravo, djalë i zgjuar i djalë i mençur ai. Fatkeqësisht është kështu”-u shpreh Gramo.

 

Po ndodh...