Elhaida Dani humbi njeriun e shtrenjtë në aksident dhe shfaqet në Festival, por si reagoi Arbana Osmani

Tre ditë më parë, këngëtarja e njohur, Elhaida Dani humbi në një aksident në Shkodër dajën e saj. Kjo ngjarje e tronditi këngëtaren, e cila duket se ka vendosur të ecë përpara dhe të mos dorëzohet. Edhe pse plot dhimbje në shpirt, ajo ka vendosur të vijojë agjendën artistike. Mbrëmjen e djeshme, e ftuar në natën e tretë të Festivalit të Këngës, Elhaida ka kënduar krahas Gjergj Kaçinarit.
Madje, gjatë prezantimit, moderatorja Arbana Osman e ka falenduar që ka vendosur t’i bashkohet Festivalit, përtej dhimbjes që po kalon.
“Nuk është një ditë e thjeshtë për të. Artistët ndodh që të jenë edhe njerëz, njerëz normal me një jetë normale. Ndodh që të detyrohen të këndojnë në një skenë, pak orë pasi ka ndodhur një fatkeqësi. Shpirti është coptuar nga një dhimbje e madhe, por artistët e mëdhenj si Elhaida nuk e zhgënjejnë publikun dhe paraqiten pavarësisht dhimbjes për të kënduar”, u shpreh Osmani drejtuar këngëtares.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
