Emocionohet Luizi, merr një dhuratë tepër të veçantë nga fansja e tij

2 Tetor 2023, 17:18 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Emocionohet Luizi, merr një dhuratë tepër të

Që pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip, Luiz Ejlli ka patur një mbështetje të madhe nga publiku, i cili jo vetëm që e përkrah në çdo projekt që ai prodhon por njëkohësisht edhe me dedikime speciale.

Ditën e sotme, këngëtari ka marrë një dhuratë tepër speciale nga një ndjekëse e tij dhe bëhet fjalë për një bluzë, e cila mban të stampuar imazhin e babait të Luizit, i cili nuk jeton më.

Të shoh. Jam krenar për ty. Vazhdo kështu”, shkruhet në bluzën e stampuar që Luizi e ka veshur menjëherë.

Faleminderit për dhuratën e veçantë Elisa“, shkruan Luizi në postimin e tij në “Instastory”, ku shihet tepër i emocionuar teksa mban të veshur bluzën e bardhë.

Emocionohet Luizi, merr një dhuratë tepër të

Kujtojmë se së fundmi, Luizi ka postuar një video në “Instastory” ku zbulon se çfarë ka bërë një admirues i tyre për ta. Është një tatuazh i gdhendur në krah dhe shkruhet:

Team Luki”, që do të thotë se është mbështetës i çiftit të njohur.

Faleminderit vëlla. T’du fort”, ka shkruar ndërkohë këngëtari i dashur për publikun krahas videos në fjalë.

Ndërkohë reagimet dhe komentet në rrjet kanë qenë të shumta dhe të larmishme.

Po ndodh...