Ethet e finales/ Kunja mes Gjestit dhe Gertës

Ethet e finales së madhe të spektaklit “BBVA4” kanë mbërthyer banorët aktualë të shtëpisë.
Kujtojmë se në garë për të siguruar një vend në finale janë: Gjesti, Gerta, Egli, Loredana, Danja dhe Jozi.
Ndaj dita e sotme u shoqërua me debate dhe kunja të shumta mes banorëve aktualë.
Secili prej tyre synon të arrijë finale, pse jo dhe fitoren.
Gerta dhe Gjesti kanë patur një debat mes tyre në dhomën e grimit.
Gazetarja e ka thumbur Gjestin duke i thënë se artistin e ka mbytur frika nëse ai e cekën dot finalen apo jo.
Nga ana tjetër, kur e pyet Gjestin nëse ajo e meriton çmimin e madh, këngëtari iu përgjigj se ‘jo’.
Duke vijuar me kunjat mes tyre, dyshja, sipas këndvështrimit të tyre, mendojnë se personi përballë nuk e meriton finalen.
Gerta: E rëndësishme është mos me u dorëzuar.
Gjesti: Po, mos me u dorëzuar e me ju dalë përballë si Sandokani. Kingu nuk dorëzohet, ju mendoni se dorëzohet po nuk është e vërtetë. Kingu i qëndron kohës.
Gerta: Ka frikë se as finalen nuk e kap. Për çmimin e madh harroje ti se atë do e marr vetë. Po ti ke frikë edhe finalen.
Gjesti: Po merre, cili ta meritojë, pasha Zotin ja zgjas dorën.
Gjesti: Nuk e meriton çmimin e madh.
Gerta: Ua, kam luajtur vetëm unë këtu. Ju keni luajtur, të gjitha i kam bërë vetë.
Gjesti: Sipas meje jo, ti tani mos hy të debatosh me mua se asgjë nuk po të bëj. Edhe ti mund të thuash për mua se nuk e meritoj, siç the e asgjë s’të thashë, mendimi yt.
Gerta: Po çmimin dua ta marr vetë unë.
Gjesti: Po nuk mundesh me e marrë se janë disa procedura, njëherë duhet të kalosh kingun.
Gerta: Po ti nuk kalove dot Eglin.
Gjesti: Na mundi Laerti të dyve. Është edhe një mundësi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





