
Familjarët e Endrikut përgënjeshtrojnë Sarën: Nuk ka pasur asnjë fejesë mes tyre, ishte një lidhje disa mujore

Familjarët e Endrik Bebës, të cilët menaxhojnë rrjetet sociale të konkurrentit të “Big Brother VIP 3”, shprehen se mes tij dhe modeles Sara Gjordeni, nuk ka pasur fejesë.
Përmes një postimi në “Instagram”, ata shkruajnë se mes Sarës dhe Enrikut, nuk ka pasur asnjë zyrtarizim.
“Ndiejmë detyrën të theksojmë se midis Sara Gjordenit dhe Endrik Bebës nuk ka pasur ASNJË fejesë në horizont. Ishte një lidhje të rinjsh disa mujore, 9 vite më parë. Endriku, siç pranoi lidhjen me Sarën, siç pranoi martesën e parë nga e cila ka një djalë, siç pranoi lidhjen e re nga e cila pret të bëhet baba sërish, mund të kishte pranuar edhe fejesën, nëse do të ekzistonte, por NUK ka ekzistuar. Urojmë të ketë mundësi ta sqarojë edhe vetë. Faleminderit”, shkruhet në postim.
Gjatë pasdites në shtëpi, Sara foli për ndarjen nga Endriku, duke treguar se është ndarë në mënyrën më të keqe të mundshme vetëm disa muaj pas fejesës.
“Disa muaj ka qenë, gati një vit. Ka bërë një këngë, jam unë te videoklipi. Ehuu. Por jam ndarë në mënyrë më të keqe të mundshme dhe prapë kur erdhi kur erdhi i thash dje hajde flasim. E dija që nuk do vije i thash për shkak të situatës së Bardhit po të marr unë thashë të çlirojmë atë tensionin. Se këtu ka lojëra që do rrish ngjitur dhe për të mos u bërë ajo situata e sikletshme. E vlerësoj tha. Megjithatë i thash uroj mos të jesh më njeri që ke qenë”, tha banorja.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128