Çfarë ndodhi? I dashuri i Rihanës arrestohet në aeroportin e Los Angeles-it

20 Prill 2022, 20:12 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Çfarë ndodhi? I dashuri i Rihanës arrestohet në aeroportin

A$AP Rocky – i njohur zyrtarisht si Rakim Mayers – u arrestua sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit. Lajmi është konifrmuar nga “TMZ”, ku dëshmitarët okularë në aeroport treguan se reperi fluturoi nga Los Anxhelos nga Barbados dhe u prit nga policët në terminal ku më pas u mor në pranga.

A$AP Rocky kishte mbërritur së bashku me Rihanna-n me një avion privat ndërsa të dy ishin kthyer nga pushimet në Barbados. Rocky, thuhet se ka qenë nën hetim nga LAPD për përfshirjen e tij të dyshuar në një sulm me armë në nëntor të vitit të kaluar. Viktima e ngjarjes i tha më vonë policisë se reperi, ishte duke ecur me dy të tjerë kur iu afrua me një pistoletë në dorë. Sipas raporteve të policisë, viktima pretendoi se Rocky qëlloi drejt tij tre deri në katër herë duke shtuar se një nga plumbat i kishte rrëmbyer dorën e majtë.

Rihanna dhe reperi u larguan për në Barbados mes thashethemeve për një tradhti nga ana e Rocky. Artisti u akuzua se kishte tradhtuar këngëtaren me stilisten e njohur të këpucëve por njëkohësisht edhe shoqja e artistes, Amina Mauddi.

Muaddi, e cila qëndroi pas koleksionit Fenty të Rihanna-s, i hodhi poshtë të gjitha akuzat duke thënë se është një gënjeshtër.

Po ndodh...

ide