
FOTO/ Ilnisa dhe Meritoni shijojnë momente romantike me pushime së bashku

Gazetarja Ilnisa Agolli dhe moderatori Meriton Mjekiqi kanë nisur pushimet së bashku.
Ish-banorja e “BBV” ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment romantik me moderatorin nga plazhi, ndërsa i ka shprehur atij dashurinë.
“Të dua”- ka shkruar Ilnisa krahas fotos së tyre me dy gota shampanjë në duar.
Ilnisa ka vendosur që të “arratiset” në pushime me Meritonin në këto ditë të nxehta vere, duke shijuar dhe kaluar me shumë kohë me njëri-tjetrin.
Historia e tyre e dashurisë nisi në shtëpinë e “BBV”, ku dyshja u njohën së bashku, ndërsa vazhduan lidhjen edhe pas daljes nga ky reality show.
Ndonëse fillimisht familjarët e moderatorit nuk ishin pro romancës së tij me gazetaren e cila është disa vite më e madhe se ai në moshë, tashmë mesa duket ata kanë ndryshuar qëndrim, kjo vërehet qartë tek motra e Meritonit, e cila tashmë ndjek të dashurën e të vëllait në rrjetet sociale.
Çifti janë prindër nga lidhjet e tyre të mëparshme, Ilnisa ka vajzën Anais të cilën e ndan me ish-bashkëshortin, teksa Meritoni ka një djalë me ish-partneren e tij, Loar.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128