Foto/ Ja kush është bashkëshorti i gazetares së njohur, Eni Vasili!

14 Qershor 2023, 12:58 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Foto/ Ja kush është bashkëshorti i gazetares së njohur, Eni

Zbulohet partneri i moderatores, Eni Vasili e cila është munduar që jetën e saj private të mos e ndajë me të tjerët, por ta mbajë vetëm për vete, por në një moment të caktuar, ka dështuar.

Futbollisti i njohur, Lorik Cana tri ditë më parë kishte ftuar krahas shumë personazheve Vip, edhe gazetaren Vasili, në premierën e dokumentarit të përgatitur për jetën e tij.

Paparazzi i cili gjendej aty për të marrë foto nga eventi, vuri re që zonja Vasili po vinte e shoqëruar nga një zonjë dhe një zotëri. Duke parë disa detaje të veçanta si shikimi sy më sy apo kapja e dorës, ai u bind që djali i gjatë me syze ishte partneri i Eni Vasilit.

Miqtë pranë Enit, po ashtu kanë rrëfyer se kjo është një lidhje e cila ka filluar disa vite më parë.

Armandi, një inxhinier informatike shumë i talentuar, jetonte që prej fillimit të viteve ‘90 në Londër dhe ndiehej shumë mirë atje. Por në një darkë miqsh të përbashkët, ai njohu Enin dhe kështu filloi lidhja e tyre e dashurisë.

Foto/ Ja kush është bashkëshorti i gazetares së njohur, Eni

 

Po ndodh...