Fund inateve/ Dorëzohet Kiara, përlotet dhe i hidhet në krah Efit

Pas daljes së parë nga shtëpia e Big Brother Albania, Efi ishte një personazh i cili edhe pse me një rrugëtim prej një muaji e gjysëm brenda shtëpisë, arriti të marrë një popullaritet shumë të madh.
Rrugëtimi i saj spikati për karakterin e saj luftarak dhe për miqësinë e ngushtë që ajo pati me Lluizin dhe me Kiarën. Por me rihyrjen e saj në shtëpi duket se miqësia e tyre nuk ishte më si më parë. Tani Efi po kalon ditë të vështira pasi brenda një nate humbi dy persona që i konsideronte miq.
Kiara ka akuzuar atë se ka përdorur imazhin e saj për famë, ndërsa Efi nuk e pranon një akuzë të tillë, ku shpesh herë debatet e tyre kanë qenë mjaft të forta.
Por mesa duket këto keqkuptime mes vajzave kanë marrë fund. Efi dhe Kiara më në fund janë pajtuar. Ato shihen të dyja me lot dhe të përqafuara, ku duket se kanë lënë pas krahëve problemet që kanë pasur me njëra-tjetrën.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
