“Gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë”, Mozzik flet për romancën me vajzën e deputetit

18 Qershor 2024, 09:19 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Gjëja më e mirë që më ka ndodhur në

Mozzik e ka konsideruar partneren e tij, Lotina Haziri si gjënë më të bukur që i ka ndodhur në jetë.

Reperi i njohur, i cili ka një vajzë Hanën me ish-partneren, Loredana, u shpreh se i ka shkruar prej kohësh vajzës së deputetit të Kosovës, Lutfi Haziri.

“Pasqyron një pëlqim timin të vjetër”, rrëfeu Mozzik, teksa fliste për ndjenjat që ka për 25-vjeçaren.

Ai u shpreh se ndihet shumë i lumtur dhe se gjërat mes tyre kanë ardhur në mënyrën më të bukur.

“Është temë shumë e shkurtër, që përmbyllet shumë qartë. Ajo ndjesia jem që jam shumë mirë edhe jam shumë i lumtur. Lotinës i kam shkruar shumë moti. Nuk është kjo, do të thotë që pasqyron një pëlqim timin të vjetër.

Më pas jemi takuar live dhe siç kanë ardhur ujërat e jetës. Po kanë ardhur në mënyrën më të mirë dhe më të sinqertë, më të drejtë. Vetëm kanë ardhur. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28-vite jetë. Tani dal ngadalë do të jetoj në Gjilan”, u shpreh Mozzik.

 

Po ndodh...