Ishte vetëm 5 vjeç te Titanic, aktori ende paguhet për rolin e tij të vogël në film

Një aktor fëmijë, i cili luajti një rol të vogël në filmin klasik "Titanic", ka zbuluar se ai ende paguhet për rolin e tij në filmin i cili u publikua 25 vjet më parë.
Reece Thompson, tani një drejtor marketingu dixhital në Utah, luajti rolin e një pasagjeri irlandez të klasit të tretë në hitin e James Cameron të vitit 1998 kur ai ishte pesë vjeç.
Ai u shfaq në një skenë tragjike dhe të paharrueshme ku anija po mbushej me ujë, ndërsa personazhi i Reece-it, motra dhe nëna e tij shihen të shtrirë në kabinën e tyre në pritje të vdekjes pasi nuk arritën të zinin një vend në një nga varkat e shpëtimit.
Reece thotë vetëm një frazë në film: “Çfarë do të bëjmë, mami?”.
Nëna i përgjigjet: “Po presim që të fusin njerëzit e klasit të parë në gomone, pastaj do të na marrin neve. Duhet të jemi gati, dakord?”.
Në lidhje me rolin e tij, ai tha për një televizion australian se ende merr përqindjen e tij nga ky film.
“Akoma më vijnë çeqet, është e vërtetë. Por, kam disa vite që nuk e kam përditësuar adresën time, kështu që paratë nuk i kam marrë. Më shumë interesoheni ju (gazetarët) për këtë sesa vetë unë”, tregon Reece Thompson.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

