Jeta e Rihanës, dokumentar/ Firmoset marrëveshja miliona dollarëshe

25 Nëntor 2022, 07:44 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Jeta e Rihanës, dokumentar/ Firmoset marrëveshja miliona

Pas një pause të gjatë që në vitin 2016, këngëtarja me famë botërore Rihana pritet me të tjera bashkëpunime. Së fundmi Rihana ka firmosur marrëveshjen miliona dollarëshe që jeta e saj të bëhet dokumentar.

Ndërsa nuk munguan emocionet e fansave për kolonën zanore të “Black Panther: wakanda Forever”, i cili u publikua pak kohë më parë, me titull “Lift Me Up”.

Megjithatë, duket se nuk mjafton për audiencën e saj. Rihana do të performojë në Super Bowl-in e ardhshëm në shkurt 2023, që është një punë shumë e madhe. Skena e Super Bowl ka parë emra të mëdhenj vitet e fundit, si Katy Perry, Shakira, Jennifer Lopez, Dr. Dre, Eminem dhe Beyonce.

Paraqitja e Rihannës pritet të jetë një nga ato që do të mbeten të paharrueshme për publikun, pasi ajo sigurohet të jetë perfekte në çdo paraqitje të saj live. Apple TV madje i kërkoi këngëtares të regjistrojë performancën e saj dhe ta përfshijë atë në një dokumentar të ri për rikthimin e saj muzikor.

 

Po ndodh...