Kejvina Kthella komenton hyrjen në Big Brother VIP Albania 2: Kam bërë gabimin më të madh të jetës time

26 Dhjetor 2023, 00:01 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Kejvina Kthella komenton hyrjen në Big Brother VIP Albania 2: Kam

Kejvina Kthella ka qenë njëra nga banoret më të komentuara në Big Brother VIP Albania 2.

Ajo u përjashtua nga formati pak javë pas nisjes për shkak të një incidenti me banorin Luiz Ejlli. Dalja e saj bëri bujë të madhe në rrjetet sociale, e madje për një kohë qëndroi e distancuar, për shkak të kryqëzimit që iu bë. Duke qenë se sot një vit nisi spektakli më i madh, ajo ka bërë një reagim përmes Instagramit.

Për bionden duket se ky ka qenë një gabim i madh, ndonëse e ka thënë me shaka.

“Si sot një vit kam bërë gabimin më të madh të jetës time. Qëndroni për gabime të tjera”, u shpreh ajo.

Kejvina në një nga intervistat e rralla e pranoi se ka qenë keq dhe se i ka bërë një dëm të madh në jetë.

 

Po ndodh...

ide