Këngëtari suedez me origjinë palestineze paraqitet me “kefije” në gjysmëfinalen e Eurovizionit

Këngëtari suedez me origjinë palestineze, Eric Saade, që u paraqit në hapjen e gjysmëfinales që mbahet në kuadër të konkursit të këngës “Eurovizion 2024” që do të zhvillohet më 11 maj në Suedi, këndoi këngën e tij me “kefijen” palestineze, transmeton Anadolu.
Gjysmëfinalja e parë e konkursit të këngës “Eurovizion 2024” u mbajt në Arena në qytetin Malmö të Suedisë. Këngëtari suedez me origjinë palestineze, Saade, i cili ka fituar vendin e tretë me këngën e titulluar “Popular” në konkursin ku mori pjesë në vitin 2011 në emër të Suedisë, në hapjen e organizuar para gjysmëfinales performoi këngën e tij me kefijen palestineze të vendosur në kyçin e tij.
Një zëdhënës nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) tha në një deklaratë se konkursi ishte një shfaqje e drejtpërdrejtë televizive dhe tha se “Të gjithë artistët janë informuar për rregullat e konkursit dhe na vjen keq që Eric Saade preferoi të heqë dorë nga natyra jopolitike e aktivitetit”. – Do të mbahen dy protesta të mëdha për bojkot ndaj Izraelit.
Konkursi i këngës “Eurovizion 2024” i cili do të zhvillohet më 11 maj nën organizimin e EBU dhe televizionit shtetëror suedez SVT, do mbahet për të herë të 3-të në qytetin Malmö pas viteve 1992 dhe 2013.
Konkursi i cili për herë të fundit u mbajt në vitin 2016 në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, do të zhvillohet për herë të 7-të nën organizimin e Suedisë.
Grupi Suedez i Palestinës në një deklaratë më parë ka njoftuar se do të protestohet kundër pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin e këngës “Eurovizion 2024” në qytetin Malmö më 9 dhe 11 maj. Më tej në deklaratë thuhet se në protestë do të performojnë edhe artistët vendas me emrin “Konkursi i Këngës pa Gjenocid”.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



