Këngëtarja e njohur rrëfen për marrëdhënien abuzive që kishte

Këngëtarja amerikane, Jana Kramer ka zbuluar detaje nga një marrëdhënie abuzive kur ishte më e re. Teksa theksoi Muajin e Ndërgjegjësimit për Dhunën në Familje, këngëtarja ndau një foto nga vitet e adoleshencës ku ishte ulur në prehrin e mamasë së saj ndërsa të dyja buzëqeshnin para kamerës.
Krahas fotografisë, ajo flet për ish partnerin e saj që e abuzonte dhe kërcënonte se do ta vriste. “Kjo është një foto shumë e vështirë për mua. Dikush mund ta shikojë këtë dhe të shohë dy fytyra të buzëqeshura. Një vajzë me nënën e saj. Por ajo që ishte nën buzëqeshje është diçka për të cilën unë ende e kam të vështirë ta flas edhe sot e kësaj dite”, shkroi ajo krahas postimit.
“Nuk i mbaj mend arsyetimet që u thashë njerëzve kur shkova në shtëpi për t’i shpëtuar abuzuesit tim për prerjet dhe gërvishtjet në shpatullat dhe krahët e mi, apo pse më dhembnin brinjët. Por kur shikoj këtë foto, kjo është gjithçka që shoh. Unë shoh një vajzë të thyer, e cila javë më parë ishte ngulitur në tokë, ndërsa njeriu që më “donte” po më mbyste duke më thënë se do të më vriste.”, shkroi ajo.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
