
“Kishte humbur një betejë”/ Mikesha e ngushtë e Eglit: Ajo u rikthye t’i tregonte vetes së saj që është...

E ftuar sonte në emisionin “Big Brother Radio” nëpërmjet një lidhje Skype nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë shoqja e ngushtë e Eglit, Paola. Ajo ka treguar më shumë rreth situatës së Eglit, arysen pse ajo vendosi të rihynte sërish në Big Brother dhe gjithashtu është ndalur edhe tek raporti me Gjestin.
Me Eglin jam njohur 6 vite më parë në Korçë. Ajo është një vajzë shumë miqësore dhe ka një energji të paparë.
Çfarë mendimi ka Paola në lidhje me rikthimin e Eglit sërish në lojë dhe a ka bërë mirë sipas saj?
Unë mendoj që Egli u rikthye për Eglin. U rikthye pasi mënyra se si Egli doli nga BBV nuk ishte mënyra e duhur. Doli nga dhoma e rrëfimit duke qarë, e ngarkuar emocionalisht në një gjendje gripale. Mendoj që u kthye sepse për atë ishte sikur kishte humbur një betejë dhe jo luftën. U rikthye që t’i tregonte vetes së saj që është e fortë dhe mund ta përballojë edhe njëherë lojën aty brenda.
Mendoj se bëri mirë, shumica nga ne nuk donim që Egli të rikthehej në Big Brother. Shoqëria dhe familja, Eglin e priste shumë dashuri dhe shumë projekte të bukura jashtë por ishte vendimi i saj dhe ne e respektuam.
Si mendon Paola se po i përballon Egli situatat brenda në shtëpi tani pas rikthimit?
Egli gjithmonë ia ka dalë situatave si jashtë po ashtu edhe brenda në shtëpi. Mendoj se është shumë e artikuluar dhe ka argument, është e aftë që të përballojë biseda. Mendoj se rikthimi i saj ishte më i fuqishëm.
Gjatë kohës që Egli ishte jashtë, a kanë folur me njëra-tjetrën dhe çfarë këshille i ka dhënë Paola?
Unë kam folur me Eglin që ditën e parë që Egli doli nga shtëpia nëpërmjet telefonit të familjarëve sepse nuk e kishte telefonin ato katër ditët e para. Egli meritonte që të qëndronte në shtëpi por jam e lumtur që bëri një hap pas të reflektonte dhe më pas vendosi për t’u rikthyer për të vazhduar rrugëtimin.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128