Kush është shqiptarja që u shpall kampione bote në fitnes

21 Tetor 2022, 16:14 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Kush është shqiptarja që u shpall kampione bote në fitnes

Sportistja shqiptare, Gentiana Beqa u shpall dje Kampione Bote kategoria “Wellnes” në Kampionatit Botëror të Fitnessit, Kore e Jugut.

Në ceremoninë e medaljeve ishte i pranishëm edhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar z. Fidel Ylli, i cili pati nderin t’i jepte kupën kampiones së Botës.

“Nuk ka emocion të përshkruhet kur valëvitet në arenën botërore flamuri ynë kombëtar. Kur ekzekutohet Himni në një tjetër skaj të Globit, ku bën çdo njeri të ndihet krenar që është Shqiptar. Falënderoj Zotin që më dha dritë të shkëlqej në Kampionatin Botëror të Fitnessit. Falënderoj familjen time për besimin. Falënderoj z.Rando Kukeli që me mundësoi të mbaj Flamurin Kombëtar.

Falënderoj z.Marin Meksi që luftoi çdo çast për të mbrojtur këtë Flamur. Falënderoj z.Fidel Ylli që më mbështeti në skenën e Lindjes së Largët, së bashku me z.Ismet Krasniqi dhe z.Besim Aliti. Falënderoj Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, Komitetin Olimpik dhe Federatën Shqiptare të Bodybuilding dhe Fitness. Falënderim për të gjithë Shqiptarët e Shqiptarinë!”, shkroi Beqa në një postim në Facebook pas fitores.

Kujtojmë se Gentiana prej vitesh merr pjesë rregullisht në eventet më prestigjioze botërore të këtij sporti, duke shënuar rezultate të shkëlqyera.

Po ndodh...