
“Më bënë presion”/ Jetmiri ‘shpërthen’ ndaj produksionit pas daljes nga “BBV”

Jetmir Salaj pas largimit nga Big Brother Vip gjatë spektaklit të mbrëmshëm, ka shpërthyer në akuza ndaj produksionit të këtij formati.
Në një video që ish-banori publikoi në rrjetet sociale është shprehur se atij se i është mohuar e drejta për të bërë lojën e tij dhe se është ndjerë i censuruar nga produksioni. Ndërsa më tej shprehet se vendimi për të hequr dorë nga loja erdhi si pasojë e një trysnie psikologjike.
“Të dashur miq, siç ju e patë edhe në Prime-n e kaluar, mua mu mohua një e drejtë ekzistenciale, pasi në të gjithë të drejtën e botës qoftë edhe të këtij formati, me rregulla dhe me rregullore po deshët, nuk mund t’i mohohet e drejta një lojtari të vendosë të bëjë lojën si ta dojë ai.
Në vazhdën e të drejtave të mohuara, të para gjithmonë në opinionin dhe perceptimin tim, unë ndjeva një censurë ndaj meje dhe nën kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme vendosa të largohem nga loja. Nëse juve ju duket që gjykimi i “Big Brother” është i drejtë, atëherë kjo është Shqipëria tjetër”, thotë ai.

Një herë për Berishën tani për veten, "8 Janari" i dytë i Ramës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128