Mijëra fansa hyjnë me forcë në koncertin e artistit të njohur, ndërhyn policia

Në koncertin e Daddy Yankee në Santiago, Kili është shënuar një incident. Rreth 4 mijë persona hynë me forcë në kocert dhe autoritetet përdorën ujë për ti larguar. Ata shkatërruan barrierat dhe sulmuan stafin ndërsa dëmtuan dhe makinat jashtë stadiumit.
Pavarësisht se organizata filloi të mbyllte hyrjet, njerëzit arritën të hyjnë në koncert, duke bllokuar dhe rrugët emergjente. Brenda ambientit, situata u ndërlikua kur ata që hynë ilegalisht filluan të kërkonin një mënyrë për të parë koncertin, duke sulmuar rojet. Si pasojë e hyrjes së paligjshme, ambienti i brendshëm i stadiumit u mbush plotësisht, ku edhe personat që kishin bileta nuk mund të hynin në vendet e caktuara.Dy firma private sigurie po përballen me akuza penale.
???? #AHORA | Asistentes al primer concierto de Daddy Yankee en el Estadio Nacional ingresan a la fuerza al recinto
— Radio ADN (@adnradiochile) September 27, 2022
Más información en https://t.co/iZCe59QSjh
???? https://t.co/FWQBRoduoG
???? +56977727572 pic.twitter.com/Ec6dFcBltq
Eduardo Vergara, ministër me departamentin e parandalimit të krimit të Kilit, kritikoi organizatorët e ngjarjes duke thënë se ishin përgjegjës për sigurinë. Vergara tha se do të ketë një hetim nëse organizatorët e ngjarjes respektuan kërkesat e tyre të sigurisë.
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128