Motra surprizon Edon Zhegrovën në stadiumin e Juventusit, ai i dhuron mbesës një fanellë unike

Futbollisti i Kosovës dhe tashmë ylli i Juventusit, Edon Zhegrova, ka pasur një vizitë të veçantë dje në Itali, ku është surprizuar nga motra e tij, e cila ka udhëtuar për ta parë nga afër.
Ajo ka ndarë një postim në Instagram, ku ka shprehur krenarinë dhe emocionet për faktin që i vëllai është pjesë e një klubi me traditë të madhe si Juventusi, duke shkruar: "Së bashku mund t'i kthejmë ëndrrat në histori".
Zhegrova, i cili është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Përfaqësueses së Kosovës, u aktivizua për rreth 20 minuta në ndeshjen e fundit kundër Sportingut.
Megjithëse nuk arriti të ndikojë në rezultat, takimi u mbyll me rezultat 1–1.
Vizita e motrës duket se ka sjellë një moment të ngrohtë familjar për sulmuesin kosovar, i cili vazhdon të marrë vëmendje ndërkombëtare me paraqitjet e tij në Serie A dhe në arenën evropiane.



Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
