Nailiri flet për pëlqimin që ka për këtë banore: Kam turp t’ia shpreh në sy

Mbrëmja e sotme në “Darkën e të Nominuarve” solli një moment të shumëpritur nga publiku, teksa u diskutua hapur për komentet dhe aludimet që kanë qarkulluar në shtëpi rreth një pëlqimi të mundshëm të Nailirit për Hygertën. Situata, e cila prej disa ditësh ka ndezur bisedat mes banorëve dhe rrjetet sociale, mori një tjetër kthesë pas deklaratave të dy protagonistëve.
I pyetur drejtpërdrejt për temën, Nailiri u shpreh me një dozë ironie, duke mohuar se ai e ka shprehur ndonjëherë vetë pëlqimin ndaj Hygertës:
“Kam turp t’ia shpreh në sy. Nga respekti që kam për ty, thjesht kam zor me ta thënë në sy,” tha ai, duke nënvizuar se ideja e një pëlqimi është një interpretim i bërë nga Alba, e jo një deklaratë që ka dalë nga goja e tij.
Me këtë koment, Nailiri u mundua të qartësojë se çështja është ekzagjeruar në shtëpi, dhe se ai nuk ka artikuluar asnjë ndjenjë të tillë. Gjithsesi, mënyra ironike e shprehjes la vend edhe për interpretime të tjera, çka e bëri atmosferën në studio edhe më të tensionuar.
Pas fjalës së tij, edhe Hygerta u kërkua të komentonte gjithë situatën. Ajo mbajti një qëndrim të qetë dhe diplomatik, duke thënë:
“Unë mendoj se e ka thënë në kuptimin e femrës së pjekur.”
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
