Ndarja e moderatores në dyert e Gjykatës, Ogren Balluku: Neda më dhunonte në sy të fëmijëve....

28 Janar 2026, 20:58 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Ndarja e moderatores në dyert e Gjykatës, Ogren Balluku: Neda më

Detaje të reja janë zbardhur nga ndarja e bujshme e moderatores Neda Balluku me bashkëshortin e saj, Ogren Balluku, vëllai i zv/kryeministres Belinda Balluku.  Më 16 janar 2026, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë lëshoi urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje në favor të Neda Ballukut, për shkak të dhunës së pretenduar nga bashkëshorti i saj.

Por vetëm pak ditë më pas, ishte vetë Ogren Balluku ai që kërkoi urdhër mbrojtjeje, duke pretenduar se ishte subjekt i dhunës së vazhdueshme verbale, psikologjike dhe herë pas here edhe fizike nga bashkëshortja. 

Sipas dëshmisë së Ogren Ballukut në Gjykatën e Tiranës, ai është dhunuar verbalisht me fjalë si: “Ordiner, kafshë, kriminel dhe hajdut”. Ndërkohë shton më tej e ka kërcënuar verbalisht me fjalë të ndryshme.

Dëshmia e Ogren Ballukut: “Kam pasur shqetesime te vazhdueshme nga bashkeshortja ime Neda Balluku dhe do te kerkoj te pajisem me Urdher te Menjehershem Mbrojtje per vete dhe djalin tim.… Jam i dhunuar verbalisht me fjalet me te ulta qe mund ti thuhen nje njeriu si (ordiner, hajdut, kriminel, kafshe, etj.)… Me kercenon verbalisht me fjalet do te bej te vrasesh veten, do prekesh fundin, mos gjetsh varr… Une dhe dy djemte e mi jemi te pergjuar ne shtepine tone… Diten e premte me date 16.01.2026 te dy djemt jane perballur me dhune psikologjike ne ambjentet e shkolles “Viktor Hygo”…”.

Siç thuhet në dokumentin e siguruar nga Boldnews, Ogren Balluku ndihet i dhunuar nga sjellja e Neda Ballukut, e cila, (sipas tij), ka hapur kamerat e supermarketeve për të parë lëvizjet e tij dhe të fëmijëve të tyre. Po ashtu, ai ndihet i përndjekur nga bashkëshortja e tij e cila, sipas tij, ka sjellë prova në gjykatë ku tregon se i përgjon banesën e tij.

Gjykata e Tiranës vendosi rrëzimin e kërkesës së Ogren Ballukut, duke mos pranuar lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes ndaj Neda Ballukut. Nga ana tjetër, Neda Balluku pretendon se ish-bashkëshorti e pengon në mënyrë të paligjshme të takojë fëmijët, e nxjerr nga banesa dhe e ofendon në sy të tyre, duke i manipuluar kundër saj.

 

Po ndodh...

ide