Në ditëlindjen e djalit të Adrola Dushit dhe Adis Patushit, vëmendjen e mori komenti i Fifit

Djali i Adrola Dushit dhe Adis Patushit, ish-partneri i saj, festoi këtë të diel ditëlindjen.
Modelja dhe Adisi i bënë urimet më të ëmbla Troit në rrjetet sociale, ku mes komenteve të shumta, mori vëmendje ai i Fifit.
“E bekoftë Zoti me gjithë të mirat. Urime ditëlindjen Troi!”, shkroi Fifi në postimin e Adrolës.
Të dyja vajzat kanë treguar se kanë një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën. Fifi deklaroi pak kohë më parë:
“Shyqyr Zotit, ne e kemi një marrëdhënie shumë korrekte me njëra-tjetrën për hatër të çunit edhe për hatër të gjithçkaje që na përfaqëson. Ajo është super gocë, është fantastike edhe si femër…përveçse dua të them se ajo është edhe një nënë shumë e denjë dhe pse jo do ia kisha marrë këshillat për çunin tim. Unë as nuk është që kam prishur ndonjë marrëdhënie as nuk kam hyrë në ndonjë marrëdhënie, përkundrazi unë e kam gjetur Adisin në një periudhë shumë të largët prej momentit kur ai i ka ndarë rrugët me Adrolën. Pse unë e kam përzgjedhur atë njeri, e kam përzgjedhur sepse ai përmbyshë gjysmën time, edhe unë jam shumë e lumtur që e kam në krah”.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
